Zyrtari suedez nuk lejohet të hyjë në Ukrainë, kishte harruar pasaportën në shtëpi!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtari suedez nuk lejohet të hyjë në Ukrainë, kishte harruar pasaportën në shtëpi!

Ministri i Jashtëm suedez nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në një takim me homologët e Bashkimit Evropian në Kiev për shkak se harroi pasaportën në shtëpi. Gazeta austriake, Die Presse raportoi se zyrtarët në kufirin Poloni-Ukrainë nuk e lejuan Tobias Billstrom të hynte në vend.

Ai nuk ishte i vetmi ministër i jashtëm që mungonte në takimin e Këshillit të BE-së. Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Polonisë dhe Letonisë gjithashtu që nuk ishin të pranishëm, por për arsye të ndryshme. Rikujtojmë, se në aeroportin “Changi”të Singaportit, duke nisur nga viti 2024, zyrtarët do të prezantojnë lejen e automatizuar të imigracionit, që do t’i lejojë pasagjerët të largohen nga qyteti-shteti pa pasaporta, duke përdorur vetëm të dhëna biometrike të tyre. “Zhdoganimi i imigracionit pa pasaportë”, e ka quajtur Ministrja e Komunikimeve Josephine Teo miratimin e disa ndryshimeve në Aktin e Emigracionit të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE