Aktori i njohur Josh Duhamel zbulon arsyet pse ai dhe Fergie i dhanë fund martesës së tyre!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur Josh Duhamel zbulon arsyet pse ai dhe Fergie i dhanë fund martesës së tyre!

Së fundmi aktori i njohur Josh Duhamel tregoi arsyen se përse u nda nga ish-gruaja e tij, Fergie. “Nuk kishte asgjë të keqe me marrëdhënien tonë. Kemi kaluar shumë mirë. Unë mendoj se ne disi u distancuam me njëri-tjetrin dhe kishim interesa shumë të ndryshme.”-u shpreh aktori.

Duhamel i cili ishte i martuar me këngëtaren e “London Bridge” për tetë vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2017 shtoi se ai luftoi për të “trajtuar” vëmendjen kur ata ishin bashkë.

Unë nuk mendoj se jam ndierë rehat me të gjitha këto. Unë thjesht nuk jam një djalë që ndihet rehat duke shkuar në tapetet e kuq. Duke bërë të gjitha gjërat e Hollywoodit.

Në një moment të marrëdhënies së tyre, ylli i “Transformers” kujtoi se i mungonte thjeshtësia e asaj se kush ishte dhe u përpoq të bindte Fergie-n të shpërngulej në shtetin e tij të lindjes, Dakotën e Veriut.

Nuk kam mendim të keq për të. Ajo është një njeri i sjellshëm.

Që kur divorci i tyre u finalizua në vitin 2019, Duhamel dhe Fergie kanë qenë në gjendje të mbajnë një marrëdhënie miqësore/bashkëprindërore për djalin e tyre 10-vjeçar, Axl.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49143 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE