“DWTS Fan Club” nis nga 8 Tetori nën moderimin e Kiara Tito!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“DWTS Fan Club” nis nga 8 Tetori nën moderimin e Kiara Tito!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Pak ditë më parë u publikua promo zyrtare e “DWTS”. Ky show magjik i kërcimit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

E ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS në Instagram postoi promon e “DWTS Fan Club”. Ky program do të moderohet nga Kiara Tito dhe do të trasnmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta do të diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”.

Kujotjmë se Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të ketë një performancë speciale ekskluzivisht për DWTS. Teksa pritjes po i vjen fundi, një tjetër surprizë erdhi ditën e djeshme, teksa producentja Sara Hoxha postoi një InstaStory ku zbuloi lajmin ekskluziv që në premierën e madhe të 6 tetorit do të ketë një performancë magjike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE