SHBA, Biden miraton ndërtimin e murit me Meksikën pas rritjes së numrit të emigrantëve!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, Biden miraton ndërtimin e murit me Meksikën pas rritjes së numrit të emigrantëve!

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do ta ndërtojë një pjesë të murit në jug të Teksasit në kohën kur janë duke u rritur përpjekjet për të bllokuar shtimin e numrit të emigrantëve që synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Muri rreth 32 kilometra do të ndërtohet në qarkun Starr, përgjatë kufirit me Meksikën e ku zyrtarët janë duke raportuar për numër të madh të kalimeve kufitare të paligjshme. Kujtojmë se ndërtimi i murit ka qenë një plan i ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe në kohën kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë u kritikua ashpër nga demokratët.

Në vitin 2020 kur bënte fushatë për zgjedhjet, demokrati Biden zotohej të mos ndërtonte as edhe një pjesë të murit, nëse i fitonte presidencialet përballë rivalit republikan Trump.

Por, rritja e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare e ka bërë këtë çështje shumë sfiduese për presidentin aktual, duke e detyruar të ndryshojë qëndrim.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm këtë vit, kufirin me SHBA-të e kanë kaluar 245 mijë persona dhe mjaftojnë shifrat e shtatorit për të shënuar një rekord.

Sipas një propozimi të Departamentit amerikan për Mbrojtjen Kufitare dhe Doganat, ndalesa do të krijohet me shtylla të mëdha betoni, si dhe me porta frenuese, kamera e të tjera pajisje vëzhgimi.

Në një tjetër zhvillim, po në lidhje me Amerikën, ndërsa është vendosur në rrezik financimi për Ukrainën për shkak të paqëndrueshmërisë në Kongresin Amerikan, presidenti Joe Biden thotë se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm. Qëllimi është të bind popullin që të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit që po mbrohen ndaj sulmit të Rusisë. Deklaratat vijnë pas largimit dramatik të republikanit Kevin McCarthy, i shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar. Komanda Qendrore që mbikëqyr operacionet në Lindjen e Mesme bëri të ditur se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për një Jemen, në dhjetor. Aleatët perëndimorë të Ukrainës kujtojnë se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE