Vrasja e civilëve në Kramatorsk, ministrja Xhaçka: Këto nuk janë raste të izoluara

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e civilëve në Kramatorsk, ministrja Xhaçka: Këto nuk janë raste të izoluara

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në qytetin Kramatorsk, ku u vranë të paktën 50 civilë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka theksoi se agresioni rus dëshmon natyrën kriminale, të cilat i konsideron si raste jo të izoluara.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus. Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë. Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë”, tha ministrja Olta Xhaçka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE