Bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave, përjashtohen për 10 ditë 8 deputetët e PD-së!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave, përjashtohen për 10 ditë 8 deputetët e PD-së!

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, u mblodh sot komisioni i Etikës, i cili vendosi që të përjashtojë me 10 ditë 8 deputetët e PD-s, të cilët një ditë më parë penguan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend si dhe miratimin e projektligjeve.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë deputetët e PD-së Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Ky reagim i opozitës erdhi pas refuzimit të Partisë Socialiste për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore që shkaktoi tensione në radhët e opozitës dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën. Bllokimi i foltores dhe vendeve të ministrave në seancën e djeshme (6 shtator) bëri që Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancë, të cilat pritet të hidhen në votim seancën e radhës të enjten.

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin duke penguar zhvillimin e seancës plenare siç ishte parashikuar në rendin e ditës dhe për këtë deputetët socialistë kërkojnë masë disiplinore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE