Tensione në veri të Kosovës/ Orban: Ideja e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake, është e pamundur!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tensione në veri të Kosovës/ Orban: Ideja e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake, është e pamundur!

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake dhe e pamundur.

Orban para fillimit të samitit të liderëve të BE-së, theksoi se serbët dy vitet e fundit kanë vuajtur provokime të ndryshme.

“Duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, tha Orban.

Ai shtoi se nuk kishte stabilitet në Ballkan pa Serbinë dhe se kjo e fundit duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE