Çfarë ndodhi? Efi shpërthen në rrjetet sociale: “Njerëz të poshtër, ma shpifët!”

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Efi shpërthen në rrjetet sociale: “Njerëz të poshtër, ma shpifët!”

Interesimi për jetën e Efit sidomos pas daljes nga Big Brother, u shtua në masë të madhe.

Lidhja e saj e dashurisë me djaloshin misterioz përflitet vazhdimisht madje së fundmi është aluduar se bëhet fjalë për një personazh publik.

Ndërkohë sot, Efi ka dalë mjaft e revolutuar në një video në profilin e saj në Instagram për njerëzit që kanë hapur fjalë se është në një lidhje me një personazh të famshëm.

“Po e bëj këtë story për t’i dhënë fund disa aludimeve për marrëdhënien time. E para nuk ka çfarë ju duhet me kë jam në një marrëdhënie. Meqë është përfolur për një x person publik, mjaft më. Nuk e di pse bëhen njerëzit kaq të këqinj dhe kaq të poshtër, aq sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të vënë fjalë që nuk ekzistojnë. Edhe unë jam një njëri, nuk jam kafsh. Ndjenjat i kam po njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private, por nuk ka lidhje me çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu mjaft më se ma shpifët”, shprehet Efi.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/Snapinsta.app_video_08400F4FDDEA523BD61CF37C85A1A388_video_dashinit.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE