Ronaldo Sharka tregon anëtarin e preferuar të jurisë në “Dancing with the stars”

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk do t’a besoni, gazetari i njohur zbulon shumën që Ronaldo Sharka fiton në një muaj

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ronaldo Sharka është një nga konkurrentët e këtij sezoni në “DWTS” së bashku me disa nga ish- banorët e tjerë të “Big Brother 2”.

Ama Olta Gixhari, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e “BBV2” do të jetë anëtare e jurisë ama të gjithë e dinë se marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë së ‘BBV2’ nuk ka qenë dhe aq e mirë.

Së fundmi i pyetur nga fansat se çfarë mendimi ka për jurinë dhe cilin ka të preferuar, Ronaldo ka zgjedhur Ilir Shaqirin.

“Nuk njoh asnjërin personalisht prej tyre, përveç pak Oltës kur jetuam bashkë në BBVIP. Por s’do mend që Ilir Shaqiri. Për shumë arsye, mbi të gjitha sepse është DASH si unë e Frenki. Nuk pres të jetë i butë si profesionist që është, por i kam qejf deshërit. Ironia, humori i hollë më pëlqejnë shumë”- u shpreh gazetari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE