Si po i shkon shtatëzania e dytë? Olta Gixhari tregon përjetimet e saj dhe të Amarit

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si po i shkon shtatëzania e dytë? Olta Gixhari tregon përjetimet e saj dhe të Amarit

Disa muaj më parë Olta Gixhari bëri me dije publikisht se është në pritje të ëmbël për herë të dytë gjatë një prej spektakleve të “Dancing with the stars”.

Gjatë kësaj periudhe, aktorja normalisht që ka marrë një kohë pauzë nga ekrani dhe projektet e saj, megjithëse është përpjekur të jetë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Olta ka dhënë një intervistë për “Bordo”, ku ka folur edhe për përjetimet e kësaj shtatëzanie të dytë.

Pjesë nga intervista:

Olta, si po shkon kjo shtatëzani e dytë?

E vërteta është se shtatzëninë e dytë po e shijoj shumë më shumë, se sa të parën. Here pas herë sillem “sikur nuk jam shtatzënë” dhe kështu e shijon më shumë pa stres. Të parin kam qenë më shumë e kujdesshme, seç duhet. Por, më kanë thënë që te fëmija e dytë bëhesh nënë prej vërteti.

Po Amari, si po e pret?

Më kanë thënë që fëmijët bëhen shumë xhelozë. E di jam përgatitur deri diku psikologjikisht për këtë gjë, për Amarin. Jam duke i folur, jam duke punuar shumë me të, por të shohim deri në momentin që do të vijë. Jam e bindur që nuk do të jetë e thjeshtë, se Amari është një fëmijë shumë i përkëdhelur. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49957 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE