Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë!

Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë dollarë, e cila përbëhet kryesisht nga municione artilerie.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura duhet të raportojnë deri më 6 nëntor mbi potencialin e dërgimit të aeroplanëve, Jas Gripen në Ukrainë pasi qeveria u kërkoi atyre të vlerësonin çështjen, shkruan Reuters.

Por, ai përsëriti se për arsye të sigurisë së brendshme, Suedia do të duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara se të mund të dorëzojë ndonjë aeroplan luftarak.

Suedia shpreson t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes së NATO-s së shpejti, megjithëse pranimi i saj është vonuar nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE