Vdekja e 3-vjeçarit, Prokuroria Tiranë nis hetimet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e 3-vjeçarit, Prokuroria Tiranë nis hetimet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”!

Prokuroria  e Tiranës nis hetimin për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” për vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në një klinikë dentare në kryeqytet. Prokuroria njofton se po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

Në një intervistë ekskluzive për Top Story-n, mjeku anestezist, Roland Xhaxho tha se fëmija Brian Spahiu që ndërroi jetë pas ndërhyrjes për demineralizimin e dhëmbëve vuante nga zemra. Sipas tij, procedura ishte brenda protokolleve dhe se nuk bëri asnjë gabim. Ndryshe nga sa pretendojnë prindërit e familjarët, tha se i mituri u largua nga klinika i zgjuar.

Gjyshi i 3-vjeçarit deklaroi se te dentisti e çuan vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit pranuan.

Nga ana tjetër,  Bledar Spahiu, babai i Brianit i tha policisë se para tre ditësh çoi për mjekim djalin në një klinikë dentare private në Rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i bëri anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi përfundoi ndërhyrja kërkuan që djalin ta marr nga klinika dhe ta çoj në banesë, duke rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq.

Prindërit e shqetësuar kanë telefonuar klinikën private, por nuk iu përgjigjën. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej e çuan te Pediatria dhe për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë, e shtruan në reanimacion ku pas dy ditësh ndërroi jetë edhe pse u bënë të gjithë përpjekjet nga mjekët.

Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por, priten rezultatet e autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3-vjeçar të familjes Spahiu.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE