Elvis Pupa reagon pas komenteve për performancën e spektaklit të djeshëm në “DWTS”!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvis Pupa reagon pas komenteve për performancën e spektaklit të djeshëm në “DWTS”!

“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Pavarësisht komenteve pozitive që Elvis Pupa mori mbrëmjen e kaluar, teksa së bashku me partneren tij, Jora, kërcyen një salsa, janë pakënaqësira në lidhje me performancën e aktorit. Ditën e sotme, Pupa ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke falenderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen por nga ana tjetër ai ka theksuar pavarësisht se ai ka dhënë maksimumin e tij,

Respekte. Faleminderit të gjithëve për suportin që na dhatë mbrëmë në “DWTS”. Shpresoj që t’ju ketë pëlqyer performanca ime. Unë kam bërë maksimunin si për veten time por mos harroni që balerinët e fillojnë këtë profesion që në moshën 5-vjecare dhe në moshën 40-vjeçare heqin dorë pasi nuk iu përgjigjet më trupi. Mos prisni nga mua që e kam filluar në moshën 46-vjeç të eci me hapin e balerinëve. Llogariteni vetë. Po iu doli llogaria, na votoni VIP 12, Visi dhe Jora. Respekte”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Një mbrëmje e parë e këtij sezoni solli një performancë surprizë të Luiz Ejllit, i cili këndoi kolonën zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, teksa Sara Hoxha e Luixhino kërcyen nën ritmet e këngës. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo çift konkurrues.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE