Mos ndoshta Flor Mumajesi dhe Elvana Gjata po na fshehin diçka?!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Flor Mumajesi dhe Elvana Gjata po na fshehin diçka?!

E dimë që sapo përmenden emrat e të dyve, kurioziteti te publiku rritet. Po flasim për dy ndër artistët më të dashur, më të komentuar e më hermetik sa i takon jetës së tyre private, Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi.

Krahas hiteve që na kanë dhuruar ndër vite, dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për dicka tjetër… historinë e tyre (të dashurisë ose jo, nuk do e dimë kurrë). Prej disa vitesh ata kanë shkëputur çdo kontakt me njëri tjetrin, duke mos qenë as bashkëpuntorë e as miq.

Por me postimet e tyre të fundit në Instagram, u duk se dy artistët po komunikonin me njëri-tjetrin “me kode”.

Ishte Flori ai i cili në mesnatë, duket se kishte hapur arkivat dhe publikoi një këngë të 7 viteve më parë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij me reperin 2po2, të titulluar “Gone Girl”. Një këngë e shkruar nga ata vetë, në të cilën rrëfehet një histori e mbyllur dashurie dhe dhimbjen që ajo ka lënë pas.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/651fb84be8498.mp4

Dhe vetëm 2 orë më pas, ishte rradha e Elvanës për të hapur arkivat. Teksa postoi një selfie në Instagram, ajo e shoqëroi me një ndër hitet e saj të para 8 viteve. Artistja kishte zgjedhur këngën “Afër dhe larg” dhe gjejeni firmën e kujt mban teksti i saj? Pikërisht Flori Mumajesit. Kënga në fjalë flet po ashtu për një histori të mbyllur dashurie por këtë herë të parë nga këndvështrimi i vajzës.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/651fb84bd4b7b.mp4

Nuk e dimë me siguri nëse kjo është mënyra që Flori dhe Elvana kanë zgjedhur për t’i dërguar mesazhe njëri tjetrit, apo e gjtha është një rastësi e këndshme (e cila vështirë të ndodhi në mënyrë kaq perfekte).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE