Tjetër fitore e Liverpool, rimerr sërish kreun e tabelës në Premier League!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tjetër fitore e Liverpool, rimerr sërish kreun e tabelës në Premier League!

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez. Të parët rrezikuan mysafirët që patën dy raste të mira shënimi me David Fofanan dhe Zeki Amdounin por pa arritur të gjejnë golin. Liverpooli mori avantazhin përmes Diogo Jotas (31’) i cili me kokë shënoi për 1-0 pas një krosimi nga gjuajtja e lirë. Mysafirët ia dolën që të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Dara O’Shea (45’) i cili njësoj si Jota shënoi me kokë pas ekzekutimit të rivënies këndore. Liverpooli e nisi fuqishëm pjesën e dytë ku edhe e gjetën golin e epërsisë me Luis Diaz (52’) me kolumbianin që me kokë realizoi për 2-1. “Të Kuqtë” nuk u ndalën edhe pas golit të avantazhit dhe vazhduan me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës kundërshtare. Ishte Darwin Nunez (79’) i cili u përkujdes për të shënuar për 3-1 dhe për të mbyllur përfundimisht dilemën e fituesit të këtij takimi. Me këtë fitore Liverpooli merr përsëri kreun e tabelës në Premier League me 54 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Man City në vendin e dytë me 52 pikë, por me një ndeshje më pak.

Rikujtojmë se Liverpool, aktualisht është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Mohamed Salah, i cili mund të konsiderojë një ofertë nga Arabia Saudite. Verën e kaluar, Liga Saudite u përpoq të joshte reprezentuesin egjiptian përmes Al Ittihad, duke i ofruar një shumë mbresëlënëse prej 200 milionë Liverpoolit. Megjithatë, Salah zgjodhi t’i qëndrojë besnik klubit anglez. Megjithatë, situata ka ndryshuar në mënyrë drastike me largimin e paralajmëruar të trajnerit të tyre, Jurgen Klopp. Kjo ka bërë që Salah të rishqyrtojë ofertën joshëse saudite. Përflitet se Al Hilal, një skuadër që ka Neymarin në radhët e saj, do të ishte e gatshme të paguante 100 milionë në një transfertë fikse, të cilës do t’i shtoheshin variabla nga 25 deri në 50 milionë. Me një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata e tij, Liverpool duket i gatshëm të mos pengojë largimin e Salah, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo shumë do t’i lejonte ata të kërkonin një zëvendësues cilësor në treg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE