Nga debatet e forta në “BBVA” tek komlimentet në “DWTS”, ja marrëdhënia e Ronaldos me Oltën

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga debatet e forta në “BBVA” tek komlimentet në “DWTS”, ja marrëdhënia e Ronaldos me Oltën

Ronaldo dhe Frenki kanë ardhur me një Samba në Dancing With The Stars. Krahas performancës ajo që rrëmbeu vëmendjen ishte puthja e dorës që Ronaldo i bëri Oltës.

Olta: Jam e bindur që Ronaldo po të punojë shumë, ja del dhe e merr edhe 10-ën time. Ti dukesh që ke qejf të kërcesh.

Ronaldo: Unë jam i bindur që ti sot do e bësh zemrën gur dhe do të ma japësh një 10.

Olta: Ua e tmerrshme. Sot kurrë!

Ronaldo: Kjo performancë e do një 10-të.

Olta: Herë pas here më dukeshe si fëmijë i vogël kur kërceje, e herë si dem i tërbuar. Po gjej një të mesme me këto të dyja.

Ronaldo: Pas dorës, si mund të mos ishe e gëzuar.

Bora: Valbona.

Valbona: Në një moment e shihja që e kishte performancën e avash dhe pastaj donte të shpejtonte. Ti po të punosh shumë, e arrinë.

Ronaldo: Dëgjo, mua më tha Frenki që do të japësh 100%, por unë i thash që po bëm 100%-shin sot, do të na ulen pikët në juri. Kështu që avash avash, hap pas hapi sepse prandaj jeni ju aty dhe ne këtu.

Sot sepse qenkeni si të yshtur, si të hidhur të gjithë, veç Oltës që është gjithë alegri. Po avash mo se është nata e parë e spektaklit.

Olta: Më bënë veshët apo më bëre kompliment?

Bora: Po pse mo, c’të keqe ka të të bëjë kompliment Ronaldo?

Olta: S’ka ndodhur nonjëherë, por paska shumë gjëra të para sot…

Lori: Ronaldo, mua më pëlqeu që kishe futur shumë element të sambës. Por nga fundi sikur u vela, dhe më erdhi samba si popullore.

Ronaldo: Më mirë, sepse sa të rrija si dru në skenë sikurse rrinë meshkujt zakonisht ishte më mirë luje belin, luje belin. E personalizuam pak.

Iliri: Po jo…

Ronaldo: Ti je më i miri. Ilir Shaqiri, ti je më i miri. Unë e di që ti i do komplimentet si puna e Oltës, kështu që ta haj zemrën, ti je më i miri. Mi jep direkt pikët.

Iliri: Unë do të vlerësoj për padjeshkën atje në fund. E gjitha ajo që pash ishte një metamorfozë e sambës.

Në vlerësimin për performancën e Ronaldos, Valbona Selimllari dha 5 pikë, Lori Bala 6 pikë, Ilir Shaqiri 4 pikë dhe Olta Gixhari 6 pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE