A mendoni se Shqipëria do të kualifikohet në kampionatin Euro 2024? Armand Duka habit me përgjigjen

vovalbania October 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
A mendoni se Shqipëria do të kualifikohet në kampionatin Euro 2024? Armand Duka habit me përgjigjen

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002. Në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, Duka ka ardhur me një rrëfim ekskluziv me vëllezërit Veshaj. Theksojmë se është një ndeshje mjaft e rëndësishme për kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në kampionatin Euro 2024.

Sipas Armand Dukës, a është rruga për në europian nga Çekia?

Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për formën e gjendjen që ka Çekia, për paraqitjen që ka pasur gjatë kualifikueseve dhe për pozicionin që ka në ngritje, që është në vend të dytë pas Shqipërisë. Dhe për ne është akoma më e rëndësishme, sepse nëse dalim me një rezultat pozitiv me Çekinë, pothuajse arrijmë në Euro 2024 në Gjermani. Pra, është një kryqëzim shumë i rëndësishëm për të marrë rrugën për në Gjermani.

A mendon Armand Duka se Shqipëria do të kualifikohet në kampionatin europian?

Ekipi ka bërë shumë mirë. Në fakt, çdo gjë është shumë mirë deri në këtë moment në të gjitha ndeshjet e deri mëtanishme. Jemi në vend të parë dhe kemi hedhur një hap të rëndësishëm. Por që të shkojmë, duhet të dalim akoma më mirë në këto tri ndeshjet që kanë mbetur. Nuk mendoj se jemi kualifikuar pa u mbyllur këto ndeshje. Mendoj se do arrijmë të  kualifikohemi dhe e meritojmë të kualifikohemi.

Çfarë mendimi ka Armand Duka për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior?

Sylvio është padyshim drejtuesi, regjisori e organizatori i kësaj organizate. Ai që i bashkon dhe krijon atë frymën e grupit dhe të skuadrës, sepse një ekip kombëtar ka specifikat e veta ku trajneri ka shumë pak kohë në dispozicion fizikisht me lojtarët dhe shumë pak mundësi për të ndryshuar gjendjen fizike të tyren. Qoftë edhe përgatitjen e tyre. Ajo që duhet bërë është të zgjedhi lojëtarët e mirë në kohën e duhur dhe Sylvio e ka bërë këtë shumë mirë. Kjo ka bërë që të jemi mirë dhe në fund, fati e ka shpërblyer.

I pyetur se sa do të fitojë FSHF nga ndeshja Shqipëri-Çeki, Duka u përgjigj:

Federata nuk besoj se do të fitojë, sepse shpenzimet janë më të mëdha se sa të ardhurat. Një ekip kombëtar, sidomos kur do të bësh mirë e të krijosh akomodimet e duhura, kostot janë shumë të mëdha. Ne kemi minimalisht 40 vetë që lëvizim lart e poshtë. Nuk jemi në kushtet e bilanceve shumë pozitive, por të mbajmë veten nga këto shpenzime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE