“Hyni më shpejt, hyni më shpejt”/ Dëgjohen shqiptarë në Tel Aviv pas sulmit nga Hamasi (Video)

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Hyni më shpejt, hyni më shpejt”/ Dëgjohen shqiptarë në Tel Aviv pas sulmit nga Hamasi (Video)

Disa shqiptarë janë dëgjuar ndërsa largohen nga sulmet në Izrael.

“Hyni më shpejt, hyni më shpejt”, dëgjohet zëri i një djali në një video të siguruar nga RTV Dukagjini.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe “do të fitojë”.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë,” tha ai në një deklaratë për media.

Ushtria thotë se aktualisht është e angazhuar në luftimet me Hamasin në 22 lokacione në të gjithë Izraelin jugor.

Udhëheqësi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pretendon se grupi është “në prag të një fitoreje të madhe dhe pushtimit të qartë në frontin e Gazës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48881 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE