Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8 të arrestuar dhe 106 në hetim

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8 të arrestuar dhe 106 në hetim

Pas sherrit mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën e Kombit në një pikë karburanti në Rreps të Mirditës, policia ka arrestuar 8 tifozë dhe ka nisur hetimet dhe për 106 prej tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale nga ana e policisë janë identifikuar përmes pamjeve filmike dhe arrestuar shtetasit: Klejvi Artur Xeka, 20 vjeç, Klejdi Adnand Zyka, 18 vjeç, Renato Mentor Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Shkelqim Asllani, 18 vjeç, Klodian Ramiz Dumi, 38 vjeç, Rakip Agron Lala, 18 vjeç, Fabjon Pllumb Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shpetim Shehi 20 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë nga të dy ekipet e futbollit, 20 tifozë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë Lezhë, 106 tifozë nga të dy ekipet e futbollit.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Lezhe, për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”, në bashkëpunim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE