Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, raportohet për rreth 2 mijë viktima

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bilanc i frikshëm viktimash nga tërmeti në Marok, shifrat do ndryshojnë në vazhdimësi

Rreth 2.000 njerëz kanë vdekur pas tërmeteve në Afganistan, sipas talebanëve, raporton Sky News. Shifra është një rritje e konsiderueshme nga të shtunën kur OKB dha një shifër paraprake prej 320 viktimash.

Afganistani u godit dje nga një tërmet me magnitudë 6.3, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit dhe u pasua nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, raportoi USGS. Një zëdhënës i autoritetit kombëtar të Afganistanit për fatkeqësitë tha se katër fshatra në Herat janë goditur më së shumti nga tërmetet.

Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin lindor duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë. Ishte tërmeti më vdekjeprurës në Afganistan në dy dekada.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE