Pas largimit të Jurgen Klopp nga Liverpool, vjen reagimi i Pep Guardiolës…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ U gjobit por kjo nuk e ndaloi Pep Guardiola-n të bënte shaka me policin!

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni. Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Anfield në tetë vitet e tij si trajner. Ka qënë pikërisht vetë trajneri me një deklaratë për mediat, i cili ka bërë njoftimin e papritur teksa tha se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit pas nëntë vitesh në “Anfield”.

Nga ana tjetër, Pep Guardiola ka zbuluar se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë rivali i tij më i vështirë gjatë karrierës së tij. Klopp njoftoi për largimin e tij mëngjesin e së premtes përmes një video-mesazhi emocional në drejtim të tifozëve të Liverpoolit, pas nëntë vitesh në stolin e “Të Kuqve”. Pep dhe Klopp e kanë ndarë së bashku skenën gjatë kohës së tyre në Premier League, me Manchester Cityn që ka fituar pesë herë titullin e Premier League, ndërsa Liverpooli një herë. Përkundër dominimit të Guardiolës në aspektin e trofeve, në fakt ka qenë Klopp më superior sa i përket ndeshjeve kokë më kokë, duke fituar 12 takime në krahasim me Guardiolën që ka fituar 11 sosh nga 28 ndeshje gjithsej. Në një intervistë për Sky Sports, Guardiola ka zbuluar pse Klopp ka qenë rivali i tij më i vështirë në karrierë.

Ne jemi ballafaquar me njëri-tjetrin 1 milionë herë. E dyta, për shkak se ai më ka mposhtur mua shpesh, dhe gjithmonë ka qenë një sfidë të përballesha me të përsëri, përsëri dhe përsëri. Kështu që, ne e respektojmë njëri-tjetrin, të paktën nga pikëpamja ime, unë e respektoj atë shumë. Natyrisht, ne kemi argumente dhe mua nuk më pëlqen të mposhtem nga ai, por ai ka qenë rivali im më i madh për shkak të numrit të madh të përballjeve me njëri-tjetrin dhe kënaqësisë kur e mposhtja atë, për shkak se e dini sa e vështirë është.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE