“11 Shtatori izraelit”, Izraeli drejt operacionit tokësor në Gaza brenda 24-84 orëve!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“11 Shtatori izraelit”, Izraeli drejt operacionit tokësor në Gaza brenda 24-84 orëve!

Mbi 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës u goditën nga ushtria izraelite gjatë natës, me sulme ajrore dhe zjarr artilerie. Nga izraelitët janë 700 viktima e 2 mijë e 500 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. 750 të zhdukur, të paktën 100 pengje në duart e Hamasit në Gaza, përfshirë amerikanë e gjermanë. Në frontin palestinez u vranë 436 persona, përfshirë 91 fëmijë dhe 2 mijë e 300 u plagosën.

Siç shkruan gazeta “Washington Post”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin që Izraeli të nisë një operacion të madh tokësor kundër Hamasit në Gaza në 24 apo 48 orët e ardhshme. “Sulmi më i keq kundër Izraelit që nga Lufta Yom Kipur”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, referuar luftës arabo-izraelite të vitit 1973, e njohur ndryshe si Lufta e Tetorit. Ndërkaq, Amerika nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të armëve në Izrael. E gjitha filloi më 7 tetor, kur papritur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin nga Rripi i Gazës me mbi 5 mijë raketa e hynë nga kufiri tokësor duke kryer masakra.

Ushtria izraelite njoftoi se ende ka tetë pika angazhimi brenda territorit të Izraelit, teksa pretendon se ka rimarrë kontrollin e pjesës më të madhe të zonave në jug. Zyrtarët izraelitë njoftuan se do të vijojnë të njëjtat veprime deri kur të marrin kontrollin e të gjitha territoreve ku janë militantët palestinezë të Hamasit. Dhjetëra fluturime janë anuluar në Tel Aviv, për shkak të rrezikut që vijon të mbetet i lartë, duke lënë shumë persona të bllokuar.

Tirana zyrtare këshillon qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Izraelit. Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael ndërsa mbrëmë në Tiranë mbërriti një avion charter me disa prej tyre, të evakuar nga një operacion special në Tel Aviv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE