Dy ish-konkurrentët e “Love Island” janë në një lidhje bashkë

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy ish-konkurrentët e “Love Island” janë në një lidhje bashkë

Ilda dhe Stiv, dy konkurrentët që nisën një njohje në “Love Island” dhe u larguan njëri pas tjetrit nga reality show, duket se po vazhdojnë raportin e tyre jashtë.

Në disa foto tashmë virale, dy të rinjtë janë shfaqur në një bar së bashku dhe duken më të afërt se kurrë.

Ilda ishte e para që vendosi të largohej nga “Love Island” me dëshirën e saj. Në fillim të tetorit, Stiv la vilën e dashurisë pasi nuk e zgjodhi asnjë nga vajzat. Menjëherë pasi doli nga vila dhe mori telefonin, ai postoi nje telefonatë me video me Ildën.

Ilda, në intervistë për “Aldo Morning Show”, la të kuptohet se jeton me një shtëpi me Stivin, tani që të dy janë jashtë vilës së “Love Island Albania”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE