“I papërgjegjshëm”- Videoja e fundit e Luizit “kryqëzohet” nga rrjeti

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“I papërgjegjshëm”- Videoja e fundit e Luizit “kryqëzohet” nga rrjeti

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, së fundmi është kritikuar jo pak për një video të publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një video teksa në rrugë shfaqet një dron surprizë për Kiarën.

Menjëherë ish-banori i Big Brother VIP ndalon makinën duke hapur derën pa paralajmërim për shoferët e tjerë në rrugë, veprim të cilin publiku e ka cilësuar si të rrezikshëm për drejtuesit e tjerë.

“I papërgjegjshëm. Ku ndalon ashtu në mes të rrugës sikur të jetë e gjitha e tij”, shkruan një ndjekës, ndërsa një tjetër thotë: “Besoj se të gjithë do kishit bërë të njëjtën gjë nëse do ishit në vendin e tij“.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/523c0ba3ba2ebaeNzY3NQ.mp4

Kjo nuk është hera e parë që Luizit i “tërhiqet” veshi për pakujdesshmërinë në drejtimin e makinës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE