Albi Nako zbulon dëshirën e tij më të madhe: Dua të bëhem baba, ta shijojnë edhe prindërit e mi

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albi Nako zbulon dëshirën e tij më të madhe: Dua të bëhem baba, ta shijojnë edhe prindërit e mi

Koreografi Albi Nako së fundmi ka trguar se dëshira e tij më e madhe është të bëhet baba për herë të parë.

Teksa po bisedonte Françeskën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banori tregoi se ai dhe e dashura e tij po e provojnë prej 1 viti por nuk po jep rezultat, ndonëse i kanë bërë të gjitha kontrollet dhe çdo gjë është në rregull.

Albi tha se përveç dëshirës së tij të madhe, dëshiron që të bëhet prind në mënyrë që ti gëzojë edhe prindërit e tij, të cilët sipas tij kanë vuajtur shumë nga sëmundjet.

“Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet që s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë të djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa.

E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë, mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomoakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike, ajo pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç. Të gjitha streset e saj i haja unë dhe babai.”– tregoi Albi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE