Irani mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Irani mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit!

Irani mohon që të jetë përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit e që ka shkaktuar mijëra viktima prej fundjavës që lamë pas. Misioni i Teheranit në Kombet e Bashkuara tha se “masat e forta që ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, pushtim dhe krime të urrejtjes”, sipas Republikës Islamike, “të kryera nga “regjimi i jashtëligjshëm zionist”.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë e 100 të tjerë mbahen të rrëmbyer nga militantë të Hamasit. Në Gaza, më shumë se 400 vetë humbën jetën në bombardimet ajrore izraelite, referuar burimeve lokale palestineze. Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup, si dhe grupin tjetër po militant palestinez, Xhihadi Islamik.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur Amerika mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite që të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit.

Republika Islamike deklaroi:

Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë.

Sulmi i luftëtarëve të Hamasit në qytetet e Izraelit është më vdekjeprurësi që prej atyre të Egjiptit dhe Sirisë në luftën Yom Kippur të 50 viteve më parë. Misioni i Iranit në OKB tha se “suksesi” i Hamasit erdhi sepse ishte befasi, si dhe zbuloi atë që e quan “dështimi më i madh” i organizatave të sigurisë të Izraelit. Referuar Izraelit, misioni iranian theksoi:

Ata po tentojnë që ta arsyetojnë dështimin dhe t’ia atribuojnë atë inteligjencës së Iranit.

Ushtria izraelite nuk po kursehet dhe po bombardon ndërtesa e shtëpi, tunele, xhami dhe banesa të zyrtarëve të Hamasit në Gaza. Shtetet e Bashkuara vendosën të dërgojnë anije dhe avionë ushtarkë më pranë Izraelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE