Pas një kohe të gjatë aktorja ikonike Brigitte Bardot rishfaqet në publik!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një kohe të gjatë aktorja ikonike Brigitte Bardot rishfaqet në publik!

Ajo ka qenë një ndër ikonat e bukurisë në vitet ’50-’60 dhe një aktore mjaft e talentuar që gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendje. Legjenda e kinematografisë Brigitte Bardot është shfaqur së fundmi në një makinë në jug të Francës. Kjo është hera e parë që Brigitte shihet pasi u tha se kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

Bashkëshorti i aktores franceze, Bernard d’Ormale, konfirmoi se ajo kishte vuajtur nga vështirësia në frymëmarrje dhe një ambulancë u thirr në rezidencën e tyre në Saint Tropez.

Para se të martohej me Bernardin në vitin 1992, Brigitte ka qenë martuar tre herë më parë. Së pari me Roger Vadim nga 1952 deri në 1957, pastaj me aktorin Jacques Charrier nga 1959 deri në 1963 dhe më pas me fotografin Gunter Sachs nga 1966 deri në 1969.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE