Konfiskohen dhe i kalojnë shtetit, shtatë pasuri të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfiskohen dhe i kalojnë shtetit, shtatë pasuri të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin dhe kalimin në favor të shtetit të shtatë prej pasurive të ish- gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Sipas njoftimit të publikuar sot nga SPAK-u, mësohet se vendimi i GJKKO-së erdhi pas kërkesës së depozituar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo kërkesë bazohet në ligjin nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Para Gjykatës, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë). Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.26 datë 06.10.2023 ka vendosur ndërmjet të tjerave konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa pasurive.

Pasuritë e sekuestruara janë:

1.   Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;

2.   Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

3.   Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

4.   Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

5.   Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

6.   Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

7.   Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Nga SPAK-u, ish-gjyqtari Guxim Zenelaj akuzohet për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme. Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e vetting-ut.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE