Zonat malore të Shkodrës, Kukësit e Dibrës, më problematiket nga bora!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zonat malore të Shkodrës, Kukësit e Dibrës, më problematiket nga bora!

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, sidomos në zonat malore të rajonit verior. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla apelon që për çdo problem me lëvizjen në rrugë, ku mund të kërkohet ndihmë për avari apo për të tjera ngjarje, të telefonohet në numrin e emergjencave 112.

Si qarqet më problematike për shkak të reshjeve të borës në zonat malore, Balla veçon Shkodrën, Kukësin e Dibrën. Ministri informon se shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren, për të kontrolluar rrugët dhe përdorimin e gomave dimërore e zinxhirëve të gomave, nga drejtuesit e mjeteve.

Në funksion të parandalimit të ngjarjeve rrugore, si dhe të kontrollit të gjendjes së rrugëve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka udhëzuar të gjitha strukturat e Policisë Rrugore vendore, që të patrullojnë në akse dhe të kërkojnë ndërhyrjen e enteve pronare të rrugës, në çdo rruge ku konstatohet veshtirëri për shkak të lagështirës dhe borës.

Aktualisht, qarqet më problematike për shkak të reshjeve të borës në zonat malore janë Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren, për të kontrolluar rrugët dhe përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve të gomave, nga drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore gjendet në të gjitha rrugët e vendit, për të ndërhyrë në çdo rast nevoje, si dhe apelon për kujdes të shtuar në rrugë, për përdorimin e gomave dimërore dhe të zinxhirëve në zonat ku trashësia e borës është e madhe.

Për çdo problem që lidhet me lëvizshmërinë në rrugë, nevojën për ndihmë në rast avarish apo ngjarjesh rrugore, telefononi menjëherë në numrin e emergjencave 112.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit, të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara. Për sot dhe nesër duhet të marrin masa, me qëllim parandalimin e incidenteve detare në fundjavë.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, në datat 25-26 moti do të jetë i përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar dhe era fryn në drejtimin veri-perëndim deri në forcën 6-7 bft, me shpejtësi ere deri 25 m/s dhe lartësi dallge nga 1.5 deri 2.5 metra.

DPD njofton drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre, me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë këtyre datave.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26 nëntor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE