“Kujdes burrin!” Pas postimit të fshirë, Dafina i reagon sërish Sarës (Foto)

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kujdes burrin!” Pas postimit të fshirë, Dafina i reagon sërish Sarës (Foto)

Siç mund ta dini, drama mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit është rindezur sërish, pas deklaratës që Sara dha në “S’e Luan Topi”.

Dafina ka publikuar një tjetër reagim në Threads, ku shprehet: “Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”

Sara deklaroi: “Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë,” tha ndër të tjera Sara Hoxha dhe Dafina iu kthye shumë keq në Threads, duke thënë në një postim të fshirë:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Mjaft e përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu.”

E gjitha nisi prej komentit të Ledrit në një postim ku Dafina pyeti ndjekësit se cila është pjesa e preferuar e këngës “Si mua?”. Ledri la një koment: “T’i kom dhon krejt”.

Kujtojmë se në këngën “E keni dit”, Ledri këndon “Ti kom dhon krejt / Ti kom dhon krejt / Ama loqk m’le vetëm”. Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë: “Se ti kam dhon krejt / Mi ke dhon krejt / Ama sot prap vetëm.”

Më pas, ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe Dafina pretendoi se të dy, Ledri dhe Sara, e kanë përdorur emrin e saj për vëmendje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE