Mjekësia protestë te Ministria e Arsimit, studentët kërkojnë takim me Manastirliun e dorëheqjen e zv.ministres Tole!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjekësia protestë te Ministria e Arsimit, studentët kërkojnë takim me Manastirliun e dorëheqjen e zv.ministres Tole!

Kundër punësimit me detyrim për 5 vjet, vazhdon protesta e Mjekësisë. Para Ministrisë së Arsimit, studentët kërkojnë takim me ministren Ogerta Manastirliu, si dhe dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit, Albana Tole, pasi në një emision televiziv tha se ata që nuk bien dakord me kushtet e kontratës, t’i ndërpresin studimet.

I kërkojmë ministres të ketë guxim e të përballet me studentët. Ne studentët e Mjekësisë nuk jemi qengja që të keni të drejtën të na flijoni. Nuk jua ka dhënë të drejtën as parlamenti e as Zoti.

Ne studimet nuk i lëmë, por dorëheqja duhet dhënë!

S’ka më heshtje, s’ka më pritje, ne studentët duam zgjidhje!

Mjekësia bojkoton, mjekësia proteston!

Sot u mbush një javë nga nisja e vitit të ri akademik, por bojkoti vijon duke i lënë bosh auditorët.   Në shenjë proteste, protestuesit dogjën disa euro false para dikasterit të Arsimit. Një studente e vitit të parë te Mjekësia u shpreh:

Nuk më është dhënë asnjë kontratë e as draft, thjesht kam firmosur një deklaratë që jam në Mjekësinë e Përgjithshme. Edhe vlera nuk është vendosur se njëherë thuhet 6 milion e njëherë 5.8. Eshtë një situatë konfuze dhe ky është viti i parë. Nuk e kam provuar asnjëherë një ndjesi të tillë, sheh që bëhen bojkote, protesta, ligje të pakuptimta.

Java e parë ka shkuar normalisht, përveç të premtes që nuk erdha dot në protestë. Do t’i bashkohem edhe ditëve të tjera protestës derisa të na plotësohen kushtet që ne kemi vendosur. Nuk bie dakord me mënyrën se si e kanë vendosur këtë ligj.

Nuk mund të nisësh një vit universitar dhe më pas, në mes të vitit iu thuhet studentëve se ka ndryshuar kontrata. Mënyra si kanë vendosur 5 vite me detyrim është e kotë. Nuk kanë të drejtë të vendosin ligje që t’i duhet të rrish me detyrim. Kur të dalë një ligj dhe të më tregojë sa është pagesa, atëherë do të vendos se çfarë do të bëj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE