Miqësorja me Bullgarinë, ndryshim në listën e Kombëtares!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miqësorja me Bullgarinë, ndryshim në listën e Kombëtares!

Pas triumfit 3-0 ndaj Republikës Çeke, të martën e 17 tetorit, Shqipëria do të presë Bullgarinë në një miqësore në stadiumin “Air Albania”. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim në kohën kur pas largimit të Keidi Bares e Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo vendosi që për herë të parë të thërrasë në Kombëtaren A, Marvin Çunin.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në Kampionatin Italian bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin “Air Albania”, në ora 18:00.

Kujtojmë se në këtë takim, tekniku brazilian Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion Mirlind Dakun, i cili la grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës, të pësuar gjatë ndeshjes me Çekinë. Po ashtu mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48839 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE