Mos e humbisni transmetimin live nga tapeti i kuq i “Në kuadër të dashurisë”, ja ku ta ndiqni!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos e humbisni transmetimin live nga tapeti i kuq i “Në kuadër të dashurisë”, ja ku ta ndiqni!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

“Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë. Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

Rreth 2100 persona do të mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve dhe pritet një organizim spektakolar. Të gjithë ata që kanë blerë biletat për filmin do të mund ta shohin në sallë në një ekran gjigand me përmasa 20 me 10 metra, i cilai do të mundësojë transmetimin e tij.

Gjithashtu vlen të përmendet që të gjithë fansat do të kenë mundësi të shohin nga afër yjet teksa parakalojnë në tapetin e kuq dhe të bëjnë foto me ta. I gjithë ky organizim do të transmetohet live në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube, në Top News, si dhe do të mund ta dëgjoni në Top Albania Radio. Mos e humbisni, nga ora 19:00!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE