Gjyshja e Kiarës flet për raportin e mbesës saj me Luizin dhe miqësinë me Oltën: Asaj ia kam frikën

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyshja e Kiarës flet për raportin e mbesës saj me Luizin dhe miqësinë me Oltën: Asaj ia kam frikën

Gjyshja e Kiara Titos ka komentuar rrugëtimin e mbesës së saj në Big Brother Vip Albania 2.

Ditën e sotme ajo u shpreh se më shumë nga vajzat e shtëpisë ia ka frikën Oltës në raport me mbesën e saj për shkak se Kiara nuk është person që merret me thashetheme.
“Oltës ia kam frikën. Ajo me Kiarën shkoi shumë mirë dhe shkon shumë mirë. Aty janë 18 mendje. Secila ka mendjen e vet. Kiara nuk është te thashethemet”, deklaroi gjyshja e Kiarës.

Ajo komentoi edhe raportin e mbesës së saj me Luizin. Gjyshja e Kiarës u shpreh se Luizi është djalë i mirë, por herë pas here bezdis atë për shkak të natyrës së saj të qetë.

“Ajo ësëhtë vetvetja. Ka hyrë vetëm. Rruga se si do ecë është puna e tyre. Ai është djalë i mirë. Ne nuk e shajmë atë djalin. Por duket sikur e ka bezdisur njëçikë. Por ajo lojë është, të shohim si do shkojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE