Betimi i Belerit, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Betimi i Belerit, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën!

Gjykata e Durrësit sot shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, duke ia kaluar atë për vlerësim Gjykatës së Lartë. Sipas mediave, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri iu drejtua me një kërkesë gjykatës së Durrësit, për të kryer betimin si kryebashkiak.

Seanca e sotme gjyqësore u ndoq nga ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi si edhe nga kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO vendosi që të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para’ në këmbim të votave në favor të tij.

Ndërkaq, ai ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48997 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE