Konflikti, Biden i drejtohet kombit: SHBA mbështet Izraelin; mes pengjeve të Hamas edhe shtetas amerikanë

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konflikti, Biden i drejtohet kombit: SHBA mbështet Izraelin; mes pengjeve të Hamas edhe shtetas amerikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i është drejtuar kombit me një fjalim për përplasjet e fundit të armatosura në Rripin e Gazës.

“Ne qëndrojmë më Izraelin dhe kujdesemi që Izraeli të kujdeset për qytetarët e tij. Nuk ka shfajësim për terrorizmin. Hamas ofron vetëm gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Humbja e jetëve të thyen zemrën, Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të përgjigjet”, tha ai.

“Ne respektojmë ligjet e luftës, ato kanë një rëndësi, kanë një ndryshim,” shtoi ai.

“Qytetarët amerikanë po luten për familjet e prekura nga kjo mizori. Kjo është ajo që ne nënkuptojmë me tragjedi njerëzore,” tha ai, duke shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të “qëndrojnë të bashkuar” me Izraelin.

Biden gjithashtu bëri të ditur se të mbijetuarit e Holokaustit janë ndër ata që mbahen peng nga Hamasi. Të paktën 14 qytetarë amerikanë janë vrarë deri më tani, ndërsa mes pengjeve të marrë nga Hamas ka dhe shtetas amerikanë.

“Hamasi ka përdhunuar, sulmuar dhe ka rrëmbyer gratë si trofe. Prindërit kanë përdorur trupat e tyre si mburojë për të mbrojtur fëmijët e tyre”, shtoi Biden.

“Ne duhet të jemi të qartë: Ne qëndrojmë me Izraelin. Hamasi nuk ofron asgjë përveç terrorit dhe gjakderdhjes”, tha presidenti.

Gjithashtu ai deklaroi se SHBA-të do të rrisin ndihmën shtesë ushtarake për Izraelin. “Ne do të sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë municionet në këtë moment këto kritik dhe do të vazhdojë të mbrojë qytetet dhe qytetarët e tij. Kongresit do t’i kërkohet të ndërmarrë “veprim urgjent” për të financuar kërkesat e sigurisë kombëtare të “partnerëve kritikë” të SHBA-së.

“Kjo nuk ka të bëjë me parti apo politikë. Ka të bëjë me sigurinë e botës sonë,” shtoi ai.

“Më lejoni t’ju them përsëri, për çdo vend çdo organizate, kujtdo që mendon të përfitojë nga situata, unë kam një fjalë: Mos!”, tha Biden.

Biden e përfundoi fjalimin e tij të shkurtër duke paralajmëruar ata që mund të përpiqen të përfitojnë nga konflikti dhe pohon mbështetjen e kombit të tij për Izraelin.

“Le të mos ketë asnjë dyshim. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Izraelin. Ne do të sigurohemi që shteti hebre dhe demokratik i Izraelit të mund të mbrojë veten, sot, nesër, siç kemi bërë gjithmonë. Është kaq e thjeshtë,” përfundoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE