Vodhi çekun 10 mijë euro, pranga të riut në Tiranë!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vodhi çekun 10 mijë euro, pranga të riut në Tiranë!

Vodhi një çek 10 mijë euro, një 23-vjeçar ra në prangat e policisë së kryeqytetit. I riu u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku”, si dhe u identifikuan e u shpallën në kërkim dy 24-vjeçarë me banim në Shkodër.

Uniformat blu të Komisariatit nr.1 u vunë në lëvizje pas denoncimit të pronarit të subjektit. Aksionin e ndërmorën edhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari  ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë dy shtetasve që janë shpallur në kërkim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, pas kallëzimit të depozituar nga pronari i një subjekti, se i kishin vjedhur një çek me vlerën 10 000 euro në subjektin e tij, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE