Operacioni “Mandati” në Tiranë, arrestohet 54-vjeçari për mashtrim me shuma parash!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacioni “Mandati” në Tiranë, arrestohet 54-vjeçari për mashtrim me shuma parash!

I dyshuar se përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit e me dokumente të falsikuara, pranga një 54-vjeçari në Tiranë. I dënuar më parë po për mashtrim, ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Mandati”. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar në kallëzimet e depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I.M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE