Pas premierës së madhe në Tiranë, “Në kuadër të dashurisë” shkon në Korçë në datat 13-14-15 Tetor!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas premierës së madhe në Tiranë, “Në kuadër të dashurisë” shkon në Korçë në datat 13-14-15 Tetor!

Mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e madhe e filmit të shumëpritur “Në kuadër të dashurisë”. Një mbrëmje e mbushur me yje që parakaluan mes shumë e shumë fansash në tapetin e kuq.

Salla e madhe e Pallatit të Kongreseve u mbush nga plot 2100 spektatorë që erdhën për të parë filmin për herë të parë. Për të gjithë ata që nuk mundën ta shihnin natën e parë, filmi vijon të shfaqet në datat 10 dhe 11 po në Pallatin e Kongreseve, si dhe nga sot në kinematë Cineplexx dhe Millenium.

Pas një premiere mjaft të suksesshme dhe një mbrëmje spektakolare në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, “Në kuadër të dashurisë” tashmë shkon në qytetin e Korçës. Në datat 13-14-15 Tetor, filmi i shumëpritur vjen në Teatrin e Korçës, në qytetin ku u zhvillua dhe pjesa më e madhe e skenave. Numri i telefonit i teatrit ku mund të bëni rezervimet për biletat, është +355699115131. Ndërsa orari i biletarisë është 09:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.

“Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë. Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE