Klea Huta uron dëgjuesit e TAR: “Dashuroni fort!”

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Klea Huta uron dëgjuesit e TAR: “Dashuroni fort!”

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Ky është urimi i Klea Hutës!

Përshëndetje të gjithëve. Jeni duke dëgjuar Top Albania Radio. Dua t’ju uroj një fillim viti sa më të mbarë dhe festa sa më të gëzuara! Faleminderit që keni dëgjuar këngën time, është një këngë që përcjell shumë dashuri dhe mesazhi im për ju është dashuroni fort sepse është ilaçi i gjithçkaje dhe nëse nuk mjafton shtojeni pak dozën!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE