Dukej e mërzitur në premierën e filmit, Sara Hoxha tregon arsyen dhe nuk ishte aspak ajo që mendonim!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dukej e mërzitur në premierën e filmit, Sara Hoxha tregon arsyen dhe nuk ishte aspak ajo që mendonim!

Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre. Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund t’i gjeni pranë pallatit të kongreseve por edhe në films.top-channel.tv.

Në premierën e filmit Sara Hoxha, e cila dihet tashmë se është pjesë e kastit të filmit, ka tërhequr shumë vëmendjen me ‘look-un’ e saj. Ama fansat kanë vënë re edhe një detaj tjetër, faktin se dukej e mërzitur gjatë gjithë premierës, ku dhe u aludua se kjo për shkak të mungesës së Ledri Vulës në premierë. Së fundmi Sara ka sqaruar se fakti se ajo dukej e mërzitur ishte për shkak të një ndërhyrjeje që kishte bërë në fytyrën e saj, për të pasur një buzëqeshje më perfekte.

Po më shkruajnë shumë persona ku më pyesin pse dukem e mërzitur. Kam bërë botoks, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh, të mos më dalin mishërat e dhëmbëve. Më kanë ndryshuar shumë pamjen, e di. Nuk besoj se do e bëj më por nuk mund t’jua premtoj. Më kanë tallur shumë, shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes, që kanë nja dy javë që më tallin

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Sara Hoxha ka zbuluar më shumë detaje si aktore dhe emocionet që ndjeu duke qenë se ishte e para gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE