Influencerja e TikTok-ut Alix Earle konfirmon romancën e saj me futbollistin Braxton Berrios!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Influencerja e TikTok-ut Alix Earle konfirmon romancën e saj me futbollistin Braxton Berrios!

Së fundmi Alix Earle ka konfirmuar romancën e saj me Braxton Berrios që aktualisht luan për Miami Dolphins. Prej kohësh influencerja e njohur po përflitet se është në lidhje me atletin dhe tashmë 22-vjeçarja ka publikuar një foto shumë romantike me Berrios në rrjetin e saj social Instagram. Bukuroshja shihej teksa puthej me yllin pranë një plazhi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alix Ashley Earle (@alix_earle)

Alix ka lançuar së fundmi podcast-in e saj “Hot Mess’. Ai filloi transmetimin në shtator në Unwell Network të themeluar nga prezantuesi i “Call Her Daddy”, Alex Cooper. Sipas përshkrimit zyrtar, Alix do t’ju lejojë të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë, përtej TikTok-ut të saj. “Nga miqësitë te familja, përditësimet e marrëdhënieve te thashethemet, udhëtimet dhe lundrimi i jetës pas universitetit, përgatituni për të gjitha detajet e prapaskenës që keni pritur”,-thuhet në përshkrim. Përveç dhënies së këshillave për marrëdhënien dhe jetën, ylli është hapur edhe për çrregullimin e saj të të ngrënit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50493 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE