Lufta e Izraelit, izraelitët: Prioritet kryesor eliminimi i komandantëve të Hamasit!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta e Izraelit, izraelitët: Prioritet kryesor eliminimi i komandantëve të Hamasit!

1 mijë e 200 viktima dhe rreth 3 mijë të plagosur. Ky është bilanci më i fundit në Izrael si pasojë e sulmeve të Hamasit të nisura të shtunën e 7 tetorit. Mediat izraelite raportuan shifrat duke cituar ushtrinë. Edhe në Gaza, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 900 të vdekur e deri në 4 mijë e 600 të plagosur.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga ushtria izraelite, rreth 300 mijë ushtarë janë vendosur pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Jonathan Conricus shpjegoi:

Ajo që po bëjmë në këto zona në afërsi të Rripit të Gazës është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët, trupat tona të artilerisë e shumë rezervistë, gjithsej 300 mijë. Këtë e bëjmë për t’u siguruar që në fund të kësaj lufte, Hamasi nuk do të ketë aftësi ushtarake me të cilat të kërcënojë ose vrasë civilët izraelitë.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po koordinojnë punën me vendet e tjera për të krijuar një korridor që do të lejojë civilët në Gaza dhe amerikanët që duan t’i shpëtojnë luftës të mund ta bëjnë këtë. Lajmi u raportua nga NBC, duke cituar disa burime sipas të cilave korridori do të ishte në jug të Gazës dhe do të çonte në Egjipt.

Biden thirrje Netanyahut: minimizoni viktimat civile!

Gjatë bisedës më të fundit telefonike, presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të minimizohen viktimat civile në Gaza. Lajmin e jep NBC, duke cituar disa burime.

Bastisja izraelite në shtëpinë e një komandanti të Hamasit, ka viktima

Sipas burimeve palestineze, ushtria izraelite sulmoi shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, duke i vrarë babanë, vëllain, djalin dhe të afërm të tjerë. Deif konsiderohet si truri i sulmeve të fundit të Hamasit. Edhe në të kaluarën i janë vrarë të tjerë familjarë ndërsa ka mundur t’iu shpëtojë atentateve të panumërta.  Izraeli e ka bërë të qartë se prioritet kryesor është eliminimi i komandantëve të Hamasit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE