Mashtronin duke premtuar favore seksuale, blutë e Tiranës procedojnë 3 të mitur/Përvetësuan 30 mijë euro!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mashtronin duke premtuar favore seksuale, blutë e Tiranës procedojnë 3 të mitur/Përvetësuan 30 mijë euro!

Premtonin favore seksuale e përvetësuan 30 000 euro përmes mashtrimit kompjuterik, policia e Tiranës procedon tre të mitur 16 e 17-vjeç, pasi finalizoi operacionin e koduar “Takimi”, me angazhimin e sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Sipas hetimeve, tre të proceduarit kishin hapur llogari false në internet dhe përmes mashtrimit përvetësuan 30 000 euro. Nga mashtrimi janë dokumentuar të paktën 150 raste.

Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.

Pas një pune të mirë-organizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

Policia e Tiranës fton qytetarët që nëqoftëse do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Policinë e Tiranës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE