Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari merret i pandehur nga SPAK-u!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari merret i pandehur nga SPAK-u!

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Mësohet se Kreshnik Hajdarit i është komunikuar akuza “Për falsifikimin e formularëve”, neni 190/2 i K.Penal.

Një ditë më parë, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot pozita e tij është vështirësuar me komunikimin e akuzës nga prokurorët e SPAK-ut.

Sipas drejtësisë greke, i pandehuri, në atë kohë me statusin punëtor ishte i pranishëm në procesin gjyqësor. Kjo çështje u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tre juristët e koalicionit “Bashkë Fitojnë”, thanë se për t’i ndërprerë mandatin, mjaftonte mosdeklarimi i dëbimit të Hajdarit në vitin 1999 nga Greqia. Madje, ata ngulmuan se ai kishte konsumuar edhe një vepër penale.

Por, në fund, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpjegoi se KQZ për të tilla raste tashmë e ka një praktikë të konsoliduar, duke vlerësuar se nuk ka një shkak ligjor që kryetarit bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklarues, kryetar i Bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Ka papritur disa të dhëna. Në gjykimin dhe vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal administrativ, vendimi është penal, në një kohë të caktuar të zhvilluar në Greqi. Në një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose e ka harruar. Kjo s’ka rëndësi në arsyetimin tonë.

Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar e dhënë edhe nga organi i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale që ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që nuk e ka deklaruar.

Edhe në respektim të precedentit të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrimin që s’ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike. Ky është një qëndrim i konsoliduar prej KQZ-së.

Janë disa raste, si Zef Hila, të gjitha pyetjeve që lidhen me procedime, ndalime i është përgjigjur me jo, se nuk e ndalojnë që të kandidojë si deputet. Në vlerësim tim, qëndron bindja që një subjekt që ka detyrimin për shkak të angazhimit që të plotësojë një formular, s’ka detyrim të përfshijë të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Vlerësoj që s’ka shkak ligjor që kreu i bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

SPAK-u e thirri Hajdarin, dy ditë pasi nëpërmjet një shkrese, prokuroria njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, “rezulton se në 23 qershor të vitit 1999, Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek, pa leje”.

Nga verifikimet e Prokurorisë, gjithashtu të konfirmuara nga Ministria e Drejtësisë greke, Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur dhe i dënuar me “Masë riedukuese të qortimit”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49830 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE