Shenjat që tregojnë se ti je problemi në një marrëdhënie!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shenjat që tregojnë se ti je problemi në një marrëdhënie!

Nëse keni kaluar disa marrëdhënie me të njëjtat probleme, ndoshta nuk ka të bëj me pjesën që ‘ke zgjedhur partnerin e gabuar’. Me shumë mundësi mund të gjeni gabimin tek vetja.

Ti fillon e para/ i pari sherrin

Nxjerrja në pah e ndjenjave tuaja është diçka e shëndetshme, ndaj fillimi i disa zënkave me partnerin nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Por, nëse është e zakontë që ti të fillosh sherrin e para atëherë këtu ka një problem të madh.

Shmang komunikimin

Nëse konstatoni veten duke qëndruar i/e heshtur ose duke u larguar vazhdimisht nga partneri gjatë diskutimeve apo debatit, atëherë po shfaq një sjellje disi vrasëse të raportit në çift. Nëse nuk i shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të shëndetshme në çdo rast ose nuk i shprehni aspak, ju mund të keni probleme serioze në raportin në çift.

Nuk jeni kujdesur për raportin në çift

Nëse nuk e gjeni veten të interesuar ndaj dikujt me të cilin tashmë keni krijuar një raport, atëherë kjo është shenja e parë e një problemi të madh. Marrëdhëniet e suksesshme, si të gjitha gjërat e mira në jetë, kërkojnë punë dhe përpjekje të mëdha. Nëse e dini që nuk po përmbushni nevojat e partnerit tuaj dhe nuk mund të grumbulloni energji për të punuar për veten ose marrëdhënien, atëherë jeni një arsye e madhe se pse marrëdhënia nuk po funksionon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE