Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil/Vdesin dy turistë italianë, plagosen dy të rinj shqiptarë!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil/Vdesin dy turistë italianë, plagosen dy të rinj shqiptarë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Hidrovor”. Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, me drejtues një 17-vjeçar E.R është përplasur me një motomjet të tipit “Honda”.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16 vjeç dhe 17-vjeç. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50476 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE