Zbulon tradhtinë e bashkëshortit duke përdorur Google Street View, videon e poston në TikTok!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulon tradhtinë e bashkëshortit duke përdorur Google Street View, videon e poston në TikTok!

Një grua braziliane zbuloi se i dashuri i saj po e tradhtonte me shoqen e saj më të mirë duke përdorur Google Street View. Juliana Lima, nga Ceará, publikoi videon në TikTok dhe ka marrë më shumë se 9 milionë shikime. Ajo hodhi një sy në Google Street View pasi pa një nga makinat që po kalonte pranë shtëpisë së saj. Juliana Lima shtoi se ishte kurioze të dinte se çfarë pamjesh mori automjeti dhe vendosi të hidhte një sy në internet, mirëpo zbuloi një surprizë të pakëndshme.

Në video videoja shfaqet pamja e një burri, për të cilin Lima thotë se është i dashuri i saj, duke mbështetur kokën në prehrin e një gruaje në një stol në rrugë. “Ajo ishte shoqja ime, shoqja ime më e mirë. Jam e shkatërruar”,-tha Juliana Lima. Shikuesit u mahnitën nga historia, si dhe nga puna e policisë që mund të bëhet me ndihmën e Street View.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49313 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE