Dënohet me 8 muaj burg pasi kafshoi qenin e policisë!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet me 8 muaj burg pasi kafshoi qenin e policisë!

Një gjykatë në Britaninë e Madhe dënoi me 8 muaj burg një burrë pasi kafshoi në kokë qenin e policisë dhe sulmoi një efektiv gjatë momentit të arrestimit. 34-vjeçari Matthew Boulter u arrestua, pasi policia kishte marrë një telefonatë për një incident ku ishin përfshirë 4 persona në rrugën Betlhehem.

Gjykata mësoi se Bulter kishte kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, duke i shkaktuar dëmtime të vogla njërit prej tyre. Më pas ai kafshoi qenin e policisë Xander në kokë dhe e tërhoqi për rripi duke e rrotulluar. Fatmirësisht qeni nuk pësoi gjë dhe u kthye në detyrë ditën e nesërme.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Kalimi i një dite në plazh me qenin tuaj mund të jetë një përvojë e paharrueshme. Por mund të jetë gjithashtu stresuese nëse neglizhoni disa këshilla. Pra, këtu janë gabimet që duhen shmangur. Kujdes se ku e çoni! Nëse shkoni për pushime me qenin tuaj, ka gabime që duhen shmangur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që ta sillni mikun tuaj me 4 putra në vende të përshtatshme, plazhe qensh dhe plazhe të lira. Ja se çfarë nuk duhet të bëni…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE