A duhet të pini kafe kur jeni sëmurë?! Flet ekspertja…

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A duhet të pini kafe kur jeni sëmurë?! Flet ekspertja…

Studimet tregojnë se pijet e nxehta mund të ndihmojnë në lehtësimin e përkohshëm të simptomave të tilla si rrjedhja e hundës dhe dhimbjet e fytit. Kur bëhet fjalë për kafenë, natyra e nxehtë e pijeve nuk mjafton për ta bërë atë një opsion krejtësisht pozitiv pijeje kur jeni të sëmurë.

Kafeja ju mban zgjuar, por trupi juaj ka nevojë për pushim kur është i sëmurë. “Pra, kafeina është një stimulues dhe ndoshta nuk do të ketë ndonjë efekt në rrjedhën klinike të një ftohjeje ose gripi, natyra stimuluese e kafeinës mund të jetë kundërproduktive,”-thotë ekspertja e shëndetit Suan Hassig.

Kur keni të bëni me një infeksion viral, një nga gjërat që duhet të bëni është të pushoni shumë. Gjumi ndihmon trupin tuaj të rikuperohet nga këto viruse dhe duke qenë se kafeja supozohet t’ju mbajë zgjuar, mund ta bëjë më të vështirë marrjen e gjumit që ju nevojitet. E njëjta gjë vlen edhe për pijet energjike, të cilat shpesh përmbajnë më shumë kafeinë se një filxhan kafe. Shumë kafeinë mund të jetë e keqe për ju, pavarësisht nëse keni grip. Plus, kafeja mund t’ju shqetësojë stomakun. Disa nga këto infeksione, jo aq ftohja, por gripi, ndonjëherë mund të shkaktojnë simptoma gastrointestinale dhe rëndimi i të gjithë këtij sistemi nga stomaku tek zorrët nuk është një ide e mirë.

Tashmë është përhapur masivisht një mënyrë e re e konsumimit të kafesë në SHBA dhe mund të konsiderohet si më e çuditshmja. E kemi fjalën për kafe me gjalpë. Receta e realizuar nga David Asprey, përmban një filxhan me ujë të nxehtë, dy lugë e gjysmë me kafe kokërr, një lugë vaj me bazë yndyre lehtësisht të tretshme si dhe një lugë gjalpë, jo e kripur. Këta përbërës, përzihen përreth 20 sekonda. Shumë nga konsumatorët e kësaj kafeje e përdorin atë për të zëvendësuar një vakt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE